Muhameti profet i fshatit tonë

 Derisa lexoj  këto punime shumë të bukura dhe shkruaj përkujtimin në “Rilindja” të datës 18.10.1978 që ia bënë pas dhjetë ditësh kolektivvi I shkollës sonë, nuk mundem edhe unë pa shkruar diqka për këtë martir të fshatit tonë. Për dallim nga punimet nga punimet tjera, punimi im nuk shkruhet për prezantimin në orët letrare, por shkruhet sot me 9.12.1992 nga dëshira dhe vullneti im dhe si kujtim për të.

            Muhameti ishte dhe mbeti në zemrat e çdo njeriu që e njohu atë. Posaqërisht nuk do ta harrojnë ata që e përjetuan atë ditë kur nga zemrat e tyre u nda një pikë gjaku. Me të vertet u nda një pikë gjaku dhe u mbyll një dritare. Kjo pikë gjaku dhe kjo dritare an ipse zëvëndesohen me të tjera, kurr nuk do të kalojë në harresë, por vetem se do të shtohet pikëllimi për humbjen e tij dhe dëshira pëe të pasë edje një herë praën. Por ai gjithmonë do të jetë pran nesh sepse ai nuk jetooi vetëm sa për të jetuar, por jetoi për të mos vdekur kurrë. Jo nuk do të vdes kurr vepra e tij. Po ti lexosh poezit e tij të duket se je duke biseduar me Muhametin dhe e sheh se Muhameti fizikisht ka vdekur por vepra e tij jeton dhe do të jetojë për breza të  tërë, siq nuk shuhet vepra e poetëve të mëdhenjë: Naimit, Çajupit, Migjenit, Nolit e Mekulit, të cilat ai I adhuronte aq shumë sa që shkrihej I tëri kur fliste për ta.
           
           Muhamet R. Bytyçi deri te këta brezat e sotmëm,me të drejtë mund të quhet profet I fshatit tonë. Edhe emrin e kishte të profetit nga shohim qartë se familja e tij duke ia dhënë këtë emër nga Muhameti pritte shumë. Për ketë, me sakrifica të mëdha arrinë që ta shkollojë. Dhe në të vertetë Muhameti bëri shumë jo vetem për familjen por edhe për popullin pjestarë I të cilit ishte. Këtë nuk ia përcaktojë emir por puna e tij dhe vepra që na e la pas.

            Krijimtaria letrare e Muhamet R. Bytyçit, edhe pse nuk e kemi të plotë na tregon se nga ai pritej shumë, se Muhameti më vonë do ta shihnim sin j ëpoet t ëformuar me tërë kuptimin e fjalës. Mirëpo fatkeqësisht mu në vlugun e krijimtarisë e gjeti vdekja dhe e ndau nga kjo jetë. Muhametin duhet krahasuar me Migjenin sepse jeta e tyre kishte shumëçka të përbashkët: vëllimëria krijuese e tyre ishte e vogël, por përmbajtja dhe porosia e madhe. Edhe jeta e tyre ishte e njejtë:gjendja ekonomike e vështirë, burgosjet për pikëpamjet politike dhe ajo që është më e përbashkët- vdekja e hershme.

            Edhe aktiviteti politik I Muhametit ishte mjaft I frytshëm. Muhameti kurr nuk u pajtua me sisitemin komunist serbo-sllav, sepse nga ai dhe populli të cilët ëndërronin ditë më të mira për kombin. Për këto pikëpamje ai si edhe shumë shokë të tjerë qysh si nxenës I  kaloi 8 muaj në burgun e “Idrizovës”. Dëshira e tij më e madhe ishte që ta përfaqësoj Nënën Shqipëri, por këtë nuk e lan ta bëjë telat e kufirit të cilët e zhgënjyen dhe e futen në duart e armikut.

            Por ç’është më e keqja, për këtë njeri është bërë fare pak. Ai nuk është I njohur për një rreth të gjerë lexuesish. Thua se është harruar së pari nga bashkëfshataret e lëre më nga të tjerët. Punimet e tij në dorëshkrim kanë mbetur në mëshirën e mykut. Nuk dual deri më sot askush që t’I mbledh këto punime dhe t’i paraqesë për botim në një vëllim të veqantë, sepse ka ç’të mbledh e ka ç’të botojë.

            E ç’është më e keqja: varri I Muhametit nuk “ po shëndrit” sepse ai gati është rrafshuar me tokë e ndoshta një ditë nuk do ti dihet edhe se cili është. Prandaj është mirë që ketij “Profeti” t’I jepet shpërblimi që e meriton: së paku mbi varrin e tij të ngritet një përmendore në shenjë kujtimi e respekti për të.

            …E Muhameti nuk gabonte kur thoshte:  

Poeti- lind me emër
Vdes pa emër…
Ushqehet me këngë
Prehet në vajtim

 Njazi Bytyçi
Mirash 1992

     

Comments

Popular posts from this blog

Biografia