Posts

Biografia

Muhamet   (R) Bytyçi u lind në fshatin Mirash (Ferizaj) në vitin 1945 në një familje të zakontë të asaj kohe e cila sikur të tjerat kishte synim ekzistencës ekonomike e nacionale. Shkollën fillore 4 klasëshe e kreu në fshatin Mirash, ndërsa 4 të tjerat i perfundoi në shkollën fillore në Gadime. Pas përfundimit të shkollës fillore regjistrohet në shkollë normale në Ferizaj. Për të vijuar këtë shkollë Muhameti dhe gjenerata e tij duheshin të udhëtonin rreth 40 km në këmbë, në borë e shi. Në këtë kohë fillon të shkruaj poezi të cilat u botuan në shtypin e kohës. Me poezitë e tij Muhameti ishte aktiv edhe në orët letrare të cilat organizoheshin në Ferizaj. Përveq mësimit e shkrimit ai filloi të interesohej edhe për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ai nuk mundi të heshtë ndaj diktaturës sllave e cila zhvillohej tejet ashpër kundër shqiptarëve. Kjo i bie në sy pushtetit e UDB famkeqe sllavo-komuniste. Rrethanat e krijuara e detyrojnë ta braktisë vendlindjen për të kaluar ne Shq
Image
Muhameti profet i fshatit tonë   Derisa lexoj   këto punime shumë të bukura dhe shkruaj përkujtimin në “Rilindja” të datës 18.10.1978 që ia bënë pas dhjetë ditësh kolektivvi I shkollës sonë, nuk mundem edhe unë pa shkruar diqka për këtë martir të fshatit tonë. Për dallim nga punimet nga punimet tjera, punimi im nuk shkruhet për prezantimin në orët letrare, por shkruhet sot me 9.12.1992 nga dëshira dhe vullneti im dhe si kujtim për të.             Muhameti ishte dhe mbeti në zemrat e çdo njeriu që e njohu atë. Posaqërisht nuk do ta harrojnë ata që e përjetuan atë ditë kur nga zemrat e tyre u nda një pikë gjaku. Me të vertet u nda një pikë gjaku dhe u mbyll një dritare. Kjo pikë gjaku dhe kjo dritare an ipse zëvëndesohen me të tjera, kurr nuk do të kalojë në harresë, por vetem se do të shtohet pikëllimi për humbjen e tij dhe dëshira pëe të pasë edje një herë praën. Por ai gjithmonë do të jetë pran nesh sepse ai nuk jetooi vetëm sa për të jetuar, por jetoi për të mos
Image
Muhameti nuk shkroi për Boro e Ramizin             Sa krenari qenka të prezantosh në një tubim të këtillë, ku po bisedohet për një njeri, të cilin e donte çdo kush. Pra në këtë tubim jemi mbledhur për ta nderuar shokun tonë, mësuesin, poetin e ndjerë Muhamet R. Bytyçi.                         Muhameti ishte njëra, pothuajse e vetmja dritre që ndiqonte fshatin tonë në atë kohë. Ai ishte i qeshur me çdo njeri që bisedonte e veqanarisht kënaqësi të veqant kishte kur bisedonte me ndonjë përparimtar nga jeta, kultura, arsimi, veqmas nga fusha e letërsisë, nga se edhe vet i takonte një brezi të tillë.             Muhameti qysh në kohën e tij, në vitet e ’60 e deri në fund të jetës së vet shihte jetën e veshtirë të shqiptarëve, e cila edhe ishte realitet gjatë gjithë jetës së tij edhe më pas. Mirëpo, kjo e ardhmja nuk u përjetua bga ai pasi që e ndau vdekja, në kohën më të mirë, kur ishte në gjëndje të flijonte tër potencialin e tij krijues.             Koha të c
Image
MUHAMETI SI PRIND              Vet fakti se kjo orë letrare po mbahet në shenjë përkujtimi, në 13 vjetorin e vdekjës,tregon mjaft për vlerën e tij dhe respektin që gëzonte dhe që e kemi për të, për punën e tij si njeri, pedagog dhe poet. Që nga klasët e fillorës isha i njohur me shpirtin e madh dhe zemergjrsinë e Muhametit. Që nga kjo kohë më tingëllojnë fjalët  e tij të ëmbla dhe fisnike. Fjalët, të cilat e madhëronin atë dhe ia përcaktonin vleren prej njeriu , pedagogu, humanisti e poeti. Andaj kam pasur fat të madh që isha nxënes i tij. Fjala e tij prore na ishte fjalë prindi, fjalë pedagogu të shquar. Ai dinte të na këshillonte, dinte të na e ringjallte Naimin, Migjenin, Çajupin, Nolin, Mekulin, dinte të shkrihej I tëri në “Qiririn” e Naimit në “Sultanin” e Çajupit në “Anës së lumejve” të Nolit në poemën e mjerimit të Migjenit, në “O vëlla me sharre në krah” të Mekulit. Por dinte ndonjehere edhe të nervikosej kur ne ngatrronim ndonje gjë. Atëherë na qortonte, p
Image
MUHAMETI  LIGJËRUES  BILBILI                         Të nderuar bashkëfshatarë, të nderuar prindër, të nderuar vëllëzër dhe motra, sot me 9 tetor 1991, jemi mbledhur këtu për ta perkujtuar 13 vjetorin e vdekjës së bashkëfshataritë tonë , mësuesit, poetit dhe veprimtarit të madh Muhamet Rifat Bytyçi. Jemi mbledhur këtu , qe të përkujtojmë edhe një hërë këtë figurë të ndrishme të kulturës sonë kombëtare,t’ia bëjmë nderimin tonë edhe pas vdekjes së tij, nderim qe e kemi pasur gjithmonë për të dhe do ta kemi edhe në të ardhmën.             Muhamet Bytyçi ishte dhe mbeti njëri ndër fytyrat me te dashura  e më paharruara per brezin që e pati nder ta ketë mesues. I lindur në një familje të varfër fshatare, i mësuar me këtë jetë plotë halle dhe brenga , i kacafytur me skamjen e përgjithshme të popullit, padrejtësishtë që ushtroheshin mbi këtë truall, ai herët e vërejti të verteten e popullit tonë. Përkujdesja e tij prej mësuesi ndaj nxënësve, ishte për çdo lavdatë . kishte
Image
Përkujtohet  Muhamet  Bytyçi Në 30 vjetorin e ndarjes fizike të poetin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare z.Muhamet R. Bytyçit , në vendlindjen e tij në fshatin Mirash të Ferizajt, Qendra Regjionale e Kulturës e cila tashmë mbanë me krenari  emrin e tij u zbulua pllaka përkujtimore. Manifestimit për këtë rast i parapriu fillimisht homazhi pranë varrit të  këtij veprimtari , për të vazhduar me zbulimit e pllakës e më pastaj edhe edhe me një program kulturor të organizuar për këtë rast. Të pranishëm në këtë Manifestim pos shokëve të këtij veprimtari, bashkëfshatarëve, prezantuen edhe pjestar  të Policisë së Kosovës, TMK së, perfaqsues të shoqatave të dala nga lufta, Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Shukri Buja si dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës z Berat Luzha. Pllakën përkujtimore e zbuluan përfaqsuesi i familes së Muhamet Bytyqit, drejtori i Qendres dhe shoku i Muhamet Bytyqit , veprimtari i shquar nga Deçani ,z Smajl Tetaj. Pas fjalës hyrë
Image
TROLLI Kush ka qenë n’konak, n’shtëpinë tënde- ai di të tregojë se ç’është mikpritja. Kush ka ngrënë bukë në sofrën tënde- ai di të tregojë ç’është bujaria. ai që ka luftuar me birin tënd, di ç’është trimëria . Kush lidhi besë me djalin tënd, fort mire e di ç’është fjala e dhënë. Kushdo ka fjetur pran vatrës sate, sa mire e di ç’është gjumi pa ëndrra… ai që thithi gjirin në ty, di të vdesë për burrëri e fjalë të dhenë O Truall- Rrezet e diellit tënd përfitojnë në zemër dashurinë për mbarë Njerzimin. EMRIN E KEMI FORTESË;  Panoramë Poezie Seksioni “DE RADA” Ferizaj 1977 Botues Qendra e Kulturës “Hivzi Sulejmani"