Posts

Showing posts from December, 2011
Image
TROLLI Kush ka qenë n’konak, n’shtëpinë tënde- ai di të tregojë se ç’është mikpritja. Kush ka ngrënë bukë në sofrën tënde- ai di të tregojë ç’është bujaria. ai që ka luftuar me birin tënd, di ç’është trimëria . Kush lidhi besë me djalin tënd, fort mire e di ç’është fjala e dhënë. Kushdo ka fjetur pran vatrës sate, sa mire e di ç’është gjumi pa ëndrra… ai që thithi gjirin në ty, di të vdesë për burrëri e fjalë të dhenë O Truall- Rrezet e diellit tënd përfitojnë në zemër dashurinë për mbarë Njerzimin. EMRIN E KEMI FORTESË;  Panoramë Poezie Seksioni “DE RADA” Ferizaj 1977 Botues Qendra e Kulturës “Hivzi Sulejmani"
Image
NGJYRA TË JETËS Sa here kam menduar -a është jeta ngjyrë apo ngjyra jetë? Sa here kam menduar -sa ngjyra ka jeta dhe cila është e vërteta?
Image
ZEMRA DHE GJAKU Zemra – central Gjaku- lum; Zemra dhe Gjaku ndërtuan Hidrocentralin për rrymën njerzore Zemra- sofër Gjaku- ushqim, Zemra dhe gjaku Shtruan drekë Për njerëzit.
Image
DUA ZEMRËN QË PAJTON Dua fjalën që ndjellë mirësinë dorën që pengon krimin zemrën që pajton shqetësimin Më pëlqen shtëpia që hapë derën nëna që i jep bonjakut gji shpendi në flatrim, me krih t’argjentë EMRIN E KEMI FORTESË;  Panoramë Poezie Seksioni “DE RADA” Ferizaj 1977 Botues Qendra e Kulturës “Hivzi Sulejmani"
Image
POETI Shpesh-lind me emër vdes pa emër rritet me vargun shkon me vargun ushqehet me këngë prehet në vajtim martohet pa darsëm hyn dhënëdërr pa nuse-shpesh EMRIN E KEMI FORTESË  Panoramë Poezie Seksioni “DE RADA” Ferizaj 1977 Botues Qendra e Kulturës “Hivzi Sulejmani