Muhamet (R) Bytyçi u lind në fshatin Mirash (Ferizaj) në vitin 1945 në një familje të zakontë të asaj kohe e cila sikur të tjerat kishte synim ekzistencës ekonomike e nacionale. Shkollën fillore 4 klasëshe e kreu në fshatin Mirash, ndërsa 4 të tjerat i perfundoi në shkollën fillore në Gadime. Pas përfundimit të shkollës fillore regjistrohet në shkollë normale në Ferizaj. Për të vijuar këtë shkollë Muhameti dhe gjenerata e tij duheshin të udhëtonin rreth 40 km në këmbë, në borë e shi. Në këtë kohë fillon të shkruaj poezi të cilat u botuan në shtypin e kohës. Me poezitë e tij Muhameti ishte aktiv edhe në orët letrare të cilat organizoheshin në Ferizaj. Përveq mësimit e shkrimit ai filloi të interesohej edhe për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ai nuk mundi të heshtë ndaj diktaturës sllave e cila zhvillohej tejet ashpër kundër shqiptarëve. Kjo i bie në sy pushtetit e UDB famkeqe sllavo-komuniste. Rrethanat e krijuara e detyrojnë ta braktisë vendlindjen për të kaluar ne...
Muhameti nuk shkroi për Boro e Ramizin Sa krenari qenka të prezantosh në një tubim të këtillë, ku po bisedohet për një njeri, të cilin e donte çdo kush. Pra në këtë tubim jemi mbledhur për ta nderuar shokun tonë, mësuesin, poetin e ndjerë Muhamet R. Bytyçi. Muhameti ishte njëra, pothuajse e vetmja dritre që ndiqonte fshatin tonë në atë kohë. Ai ishte i qeshur me çdo njeri që bisedonte e veqanarisht kënaqësi të veqant kishte kur bisedonte me ndonjë përparimtar nga jeta, kultura, arsimi, veqmas nga fusha e letërsisë, nga se edhe vet i takonte një brezi të tillë. Muhameti qysh në kohën e tij, në vitet e ’60 e deri në fund të jetës së vet shihte jetën e veshtirë të shqiptarëve, e cila edhe ishte realit...
Comments
Post a Comment