Muhamet (R) Bytyçi u lind në fshatin Mirash (Ferizaj) në vitin 1945 në një familje të zakontë të asaj kohe e cila sikur të tjerat kishte synim ekzistencës ekonomike e nacionale. Shkollën fillore 4 klasëshe e kreu në fshatin Mirash, ndërsa 4 të tjerat i perfundoi në shkollën fillore në Gadime. Pas përfundimit të shkollës fillore regjistrohet në shkollë normale në Ferizaj. Për të vijuar këtë shkollë Muhameti dhe gjenerata e tij duheshin të udhëtonin rreth 40 km në këmbë, në borë e shi. Në këtë kohë fillon të shkruaj poezi të cilat u botuan në shtypin e kohës. Me poezitë e tij Muhameti ishte aktiv edhe në orët letrare të cilat organizoheshin në Ferizaj. Përveq mësimit e shkrimit ai filloi të interesohej edhe për çështjen e pazgjidhur kombëtare. Ai nuk mundi të heshtë ndaj diktaturës sllave e cila zhvillohej tejet ashpër kundër shqiptarëve. Kjo i bie në sy pushtetit e UDB famkeqe sllavo-komuniste. Rrethanat e krijuara e detyrojnë ta braktisë vendlindjen për të kaluar ne...
Muhameti profet i fshatit tonë Derisa lexoj këto punime shumë të bukura dhe shkruaj përkujtimin në “Rilindja” të datës 18.10.1978 që ia bënë pas dhjetë ditësh kolektivvi I shkollës sonë, nuk mundem edhe unë pa shkruar diqka për këtë martir të fshatit tonë. Për dallim nga punimet nga punimet tjera, punimi im nuk shkruhet për prezantimin në orët letrare, por shkruhet sot me 9.12.1992 nga dëshira dhe vullneti im dhe si kujtim për të. Muhameti ishte dhe mbeti në zemrat e çdo njeriu që e njohu atë. Posaqërisht nuk do ta harrojnë ata që e përjetuan atë ditë kur nga zemrat e tyre u nda një pikë gjaku. Me të vertet u nda një pikë gjaku dhe u mbyll një dritare. Kjo pikë gjaku dhe kjo dritare an ipse zëvëndesohen me të tjera, kurr nuk do të kalojë në harresë, por vetem se do të shtohet pikëllimi për humbjen e tij dhe dëshira pëe të pasë edje një herë praën. Por ai gjithmonë do të jetë pran nesh s...
Muhameti nuk shkroi për Boro e Ramizin Sa krenari qenka të prezantosh në një tubim të këtillë, ku po bisedohet për një njeri, të cilin e donte çdo kush. Pra në këtë tubim jemi mbledhur për ta nderuar shokun tonë, mësuesin, poetin e ndjerë Muhamet R. Bytyçi. Muhameti ishte njëra, pothuajse e vetmja dritre që ndiqonte fshatin tonë në atë kohë. Ai ishte i qeshur me çdo njeri që bisedonte e veqanarisht kënaqësi të veqant kishte kur bisedonte me ndonjë përparimtar nga jeta, kultura, arsimi, veqmas nga fusha e letërsisë, nga se edhe vet i takonte një brezi të tillë. Muhameti qysh në kohën e tij, në vitet e ’60 e deri në fund të jetës së vet shihte jetën e veshtirë të shqiptarëve, e cila edhe ishte realit...
Comments
Post a Comment