Muhameti nuk shkroi për Boro e Ramizin

            Sa krenari qenka të prezantosh në një tubim të këtillë, ku po bisedohet për një njeri, të cilin e donte çdo kush. Pra në këtë tubim jemi mbledhur për ta nderuar shokun tonë, mësuesin, poetin e ndjerë Muhamet R. Bytyçi.
           
            Muhameti ishte njëra, pothuajse e vetmja dritre që ndiqonte fshatin tonë në atë kohë. Ai ishte i qeshur me çdo njeri që bisedonte e veqanarisht kënaqësi të veqant kishte kur bisedonte me ndonjë përparimtar nga jeta, kultura, arsimi, veqmas nga fusha e letërsisë, nga se edhe vet i takonte një brezi të tillë.

            Muhameti qysh në kohën e tij, në vitet e ’60 e deri në fund të jetës së vet shihte jetën e veshtirë të shqiptarëve, e cila edhe ishte realitet gjatë gjithë jetës së tij edhe më pas. Mirëpo, kjo e ardhmja nuk u përjetua bga ai pasi që e ndau vdekja, në kohën më të mirë, kur ishte në gjëndje të flijonte tër potencialin e tij krijues.

            Koha të cilen e paramendoi erdhimenjëherë pas vdekjes së tij, kohë që i solli shumë halle edhe probleme popullit tonë. Muhameti kontribuoi shumë në sferen e arsimit. Ai kurr nuk i kushtoi rëndësi sisitemit të asaj kohe. Nuk i kushtoi rëndësi as  vjershave, të cilat të ngjashme me ato të Boro e Ramizit, ngase e dinte se kuptimi i tyre ishte artificial e asgjë tjetër, që nuk kishte të përbashkët me poetikën. E dinte se miqësia e tyre ishte si në mes qengjit dhe ujkut. Ujku e donte qengjin, e njëri prej tyre ishte edhe Muhameti, e dinte mirë se këlyshët e atij ujku herdokurdo do t’i mprehin dhëmbët dhe do t’i sulen qengjit të pafajshëm.

            Muhameti u mundua deri në atomin e fundit të energjisë të kontriboj për çështjen kombëtare, u mundua që t’i tregoj popullit se në të gjitha aspektet e jetës ishte i tradhëtuar keq nga sisitemi sllavo-komunist. Këtë edhe e arriti dhe shpresonte se një ditë do të ngadhnjente e vërteta dhe puna e tyre prej veprimtari, por me 9 tetor 1978 shpresa e zhgënjeu. Ai vdiq! Dritaren e vetme, e cila ndriqonte fshatin e kaploi një hie e zezë.

            A thua atë ditë vdiq tërë fshati?
            A thua atë ditë tetori u mbyll dritarja jonë e vetme dhe nuk do të hapet kurr...?
            A thua atë ditë tetori vdiqe shpresa e tërë këtij populli?
           
Përgjigja është: Jo, jo, ngase Muhameti nuk ka vdekur. Ai është i gjallë ndër zemrat tona dhe do të vij koha që shpresonte për një ditë të re,DITËN E LIRISË,ditën kur do të hapen shumë dritare dhe do të bëjnë shumë dritë...

            E nga ajo më së shumti do të shkëlqej – VARRI I MUHAMETIT.

Naim Qalaj
Mirash 1992

Comments

Popular posts from this blog

Biografia