MUHAMETI  LIGJËRUES  BILBILI
           
            Të nderuar bashkëfshatarë, të nderuar prindër, të nderuar vëllëzër dhe motra, sot me 9 tetor 1991, jemi mbledhur këtu për ta perkujtuar 13 vjetorin e vdekjës së bashkëfshataritë tonë , mësuesit, poetit dhe veprimtarit të madh Muhamet Rifat Bytyçi. Jemi mbledhur këtu , qe të përkujtojmë edhe një hërë këtë figurë të ndrishme të kulturës sonë kombëtare,t’ia bëjmë nderimin tonë edhe pas vdekjes së tij, nderim qe e kemi pasur gjithmonë për të dhe do ta kemi edhe në të ardhmën.
           
Muhamet Bytyçi ishte dhe mbeti njëri ndër fytyrat me te dashura  e më paharruara per brezin që e pati nder ta ketë mesues. I lindur në një familje të varfër fshatare, i mësuar me këtë jetë plotë halle dhe brenga , i kacafytur me skamjen e përgjithshme të popullit, padrejtësishtë që ushtroheshin mbi këtë truall, ai herët e vërejti të verteten e popullit tonë. Përkujdesja e tij prej mësuesi ndaj nxënësve, ishte për çdo lavdatë . kishte një afërsi magjepse kur shoqërohej me nxënësit dhe pikërisht këtu mundohej të krijonte breza te fortë, që do t’i nevoiteshin të ardhmes së popullit tonë. Ai gjithnjë e qmonte nxënesin, sepse aty shihte  potencialin e ardhshëm intelektual. I kushtonte rëndësi realitetit të kohës, e mbi të gjitha respektit ndaj të tjerëve.

Shumë herët vërejti vrazhdësinë e kohës,që ishte pjellë e sistemit totalitar  serbo-komunist. Duke vërejtur se ishte e pamundur të shkonte më tej në gjendje të tillë mjeruese, mundohet ta kaloj ilegalisht kufirin për në Shqipëri , apo siq e quante “Nënën Shqipëri”. Ai nuk largohej nga dëshira dhe për t’i ikur problemeve , por me shpresë se në Nënën Shqipëri do ta vazhdoj veprimtarinë e tij. Mirëpo,  fatkeqësisht do të kapet dhe dënohet me 8 muaj burg. Vuajtjen e dënimit e bëri në burgun famëkeq të Idrizovës së Shkupit, ku përjeton maltretime nga më të rëndat, por asesi të thyhej shpirti ,shpieti dhe vullneti i tij liridashës. Asesi të përulet krenaria e një djaloshi, i cili qysh si nxënës i vitit të tretë Normales, pati rastë përjetoj dhunën nëpër kazamatet serbosllave, si shumë shqiptarë të tjerë.

Edhe pas daljes nga burgu Muhameti vazhdon të njejtën shkollë,por larg vendlindjes,për të mos rënë në sy të armiqve.
Në krijimtarinë e tij poetike,Bytyçi tregoi pjekuri,e pjekuria sa vinte e shtohej duke i  dhënë nje origjinalitet veprës së vet.Poezia dhe vet poeti sikur ishin mishëruar  në mes veti dhe në këtë mënyr ia shtonte oreksin për të pasur në dorë ndonjë shkrim të tij.

Veprimtaria e tij letrare ishte e shkurtër,por e gjerë dhe e frytshme për nga idetë.Themi kështu,nga se 9 tetori për të dhe gjithë ne,ishte dite e kobshme,ditë kur dhe toka qau.Qau për vdekjen e një heroi të gjallë të kësaj ane.Kjo ditë do të jetë e pashlyshme për brezat e atyre që i patën si mësues, por edhe si udhërrëfyes që hap shtigje të reja drite.
Atë ditë qau i tërë populli i kësaj ane,qanë të gjithë nxënësit që e patën ligjërues bilbili,ngado që e njohën.
10 tetori ishte ditë zie për të gjithë shkollat e Ferizajt e rrethinë.Atë ditë bëhej varrimi i trupit të poetit,dhe mësuesit tonë,për të mbetur e pavdekshme vepra dhe shembelltyra e tij.Nxënësit erdhen për t’i bërë nderimin e fundit poetit dhe mësuesit të tyre nga shumë fshatra dhe qytete te Kosovës.

Të betohemi mësuesi ynë se brezat po vijnë sot po marshojnë drejt fitores përfundimtare të Kosovës martire.

Të betohemi mësuesi ynë se brezat tonë sot po shtrijnë dorën e pajtimit kombtar(bashkimit kombtar) si dëshirë edhe e jotja.

 Baca Muhamet,fshati yt sot për ty këndon,
                            vepra jote në zemrat tona rron,
                            nderim veprës tënde madhështore,
                            do t’i bëjmë prore.

Bashkim Bytyçi
Mirash 1992

Comments

Popular posts from this blog

Biografia