Përkujtohet  Muhamet  Bytyçi

Në 30 vjetorin e ndarjes fizike të poetin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare z.Muhamet R. Bytyçit , në vendlindjen e tij në fshatin Mirash të Ferizajt, Qendra Regjionale e Kulturës e cila tashmë mbanë me krenari  emrin e tij u zbulua pllaka përkujtimore.

Manifestimit për këtë rast i parapriu fillimisht homazhi pranë varrit të  këtij veprimtari , për të vazhduar me zbulimit e pllakës e më pastaj edhe edhe me një program kulturor të organizuar për këtë rast.

Të pranishëm në këtë Manifestim pos shokëve të këtij veprimtari, bashkëfshatarëve, prezantuen edhe pjestar  të Policisë së Kosovës, TMK së, perfaqsues të shoqatave të dala nga lufta, Kryetari i Komunës së Lipjanit z.Shukri Buja si dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës z Berat Luzha.

Pllakën përkujtimore e zbuluan përfaqsuesi i familes së Muhamet Bytyqit, drejtori i Qendres dhe shoku i Muhamet Bytyqit , veprimtari i shquar nga Deçani ,z Smajl Tetaj.

Pas fjalës hyrëse te drejtorit te kësaj Qendre të Kulturës i cila foli për arsyen e themelimit të kësaj Qendre dhe qëllimin e saj u lexua biografia e ketij poeti e veprimtari të shquar të çështjes kombëtare.

Më pastaj u lexuan dhe u recituan poezi të dhe për Muhamet Bytyçin.
Nga shokët e tij u evokuan kujtime nga jeta dhe shoqëria me  Muhametin. Manifestimin e përshëndeten edhe përfaqësues të strukturave pjesmarrëse dhe mysafir. Ndërsa nxënësit e shkollës fillore të fshatit u paraqiten me një program kulturor..

Djali i Muhametit kësaj Qendre Kulturore i dhuroi tërë Bibliotekën e babait. Dhurime Librash kësaj i bëri edhe Ramadan Haziri dhe të pranishëm të tjerë.

Pas Manifestimit për të pranishmit nga Qendra Regjionale e Kultures ishte përgatit një koktej rasti.

Xhavit Selmani
Mirash 2008

zbulimi i pllakës 

pamje nga manifestimi përkujtimorë

Comments

Popular posts from this blog

Biografia